Fshati i harruar/ Në Bleran, 3 km larg Shkodrës mungojnë shërbimet sociale…

Shpërndaje

Vetëm 3 km larg qytetit në Shkodër ka zona që nuk kanë njohur asnjë investim në asnjë fushë që nga koha kur janë krijuar si qendra të banuara.

Një nga këto zona është edhe fshati Bleran, që ndodhet jo shumë larg Shkodrës, ku vetëm lumi Kir e ndan nga qyteti.

Rrugët me gropa , mos investime në rrjetin e ujësjellësit, rrjeti elektrik i amortizuar dhe mungesa e shërbimeve sociale ka bërë që kjo zonë sot të jetë në ditët më të vështira.

Pavarësisht moshave të ndryshme, hallet e banorëve në këto anë duken të njënjta.

Për ta, zona i ngjason një fshati të thellë malor të harruar, ndërkohë që janë vetëm 3 km larg qytetit.

Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite , fshati Bleran vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen. Disa herë gjatë vitit, banorët në këtë zone, përmes mediave apo edhe shkresave zyrtare, kërkuan që pushteti lokal të ndërhyjë për rikonstruksion.

Shpërndaje