FRPD del zyrtarisht kundër Lulzim Bashës: Nuk e njohim procesin e zgjedhjeve në Forumin Rinor!

Shpërndaje

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet e reja për kryetarin dhe anëtarëve të tjerë drejtues të Forumit Rinor.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, pas mbledhjes së forumit është shprehur se nuk e njohin këtë proces zgjedhjesh, pasi po synohet të uzurpohet FRPD.

“Gjykoj që nuk është ky momenti as për t’u uzurpuar FRPD dhe as për të krijuar përçarje më të thellë. Që nga dita e parë që kam shkelur në PD, kam patur një qasje që të mos humb asnjë anëtar, jo më sot ta fusim këtë organizatë në një konflikt me PD-në. Ne këtë proces nuk e njohim dhe në momentin kur të piqen kushtet, ne kemi detytrim statutor për të patur një grup të ri të Forumit Rinor. Themelet e PD-së janë te FRPD. Jam krenar që në Forumin Rinor ka përplasje mendimesh, por vendimet merren me votë. Nuk e di nëse Sekretari i Përgjithshëm ka ndonjë gjë për të shtuar”, tha Këlliçi ndër të tjera.

Shpërndaje