Fredi Beleri lë burgun e Fierit/ Niset drejt Athinës i pa shoqëruar nga efektivët…

Shpërndaje

Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm burgun e Fierit, pasi mori 5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet.

Mësohet se liria e tij do të zgjasë vetëm 5 ditë, leje kjo e miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Më 20 korrik Beleri duhet të kthehet në burg për të kryer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

Beleri po udhëton drejt Athinës i pa shoqëruar me efektivë. Më pas, nga Athina niset do të niset për në Strasburg, ku më 16 korrik bëhet edhe betimi si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak muaj më parë të dënojë me dy vjet burg Belerin, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

Pak ditë më parë KQZ gjatë një mbledhje shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. 

Në Bashkinë e Himarës do të zhvillohen zgjedhjet më 4 gusht për kryebashkiakun e ri.

Shpërndaje