TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan. Në fjalën e tij në studio, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë 3 vite më parë në resortin e personit në fjalë, i cili nuk është i dënuar por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së.
“27 janar 2017. Personi në fjalë është i listuar në listën e asaj vazjës së OFL-së. Ky është Ardian Çapja. Ky këtu është kryeministri i Shqipërisë. Ligji e thotë që çdo magjistrat që shoqërohet me persona nën hetim apo të dënuar duhet të lërë detyrën. Zakonisht Edi Rama është akuzuar se ka lidhje me grupin tjetër rival Çela. Çapjat janë akuzar se kanë lidhje me të djathtën. Rama i përmendi në ditën kur prezantontë KÇK-në. Dolën pa pranga tha që në seancën e parë. Edi Rama thoshte se gjyqtari e liroi nipin e tij. Ndaj Ardiannit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit. Ku personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qënë në resortin e tij,”-tha Hoxha.