Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk është më aktive në jetën politike që nga koha kur kryetari i PD Lulzim Basha e nxorri nga listat, por çdo deklaratë e saj tërheq vëmendjen e publikut.
Ditën e sotme ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke pozur pranë një shtëpie të vjetër.
Krahas fotos, ish kreyeparlamentarja shkruan “Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër”.
Ky mesazh i koduar i Topallit, i cili duhet se i drejtohet kryedemokratit Basha, është reagimi i dytë pas marrëveshjes midis palëve politike këtë të premte për Reformën Zgjedhore.