Qindra trupa të Gardës Kombëtare kanë fjetur në hollin e Kongresit, pas shtimit të përforcimeve në Washington.
Fotot e mëposhtme të ushtarëve të shtrirë në toke dhe më armë në dorë, janë shkrepur mëngjesin e ditës së sotme, e pamje të tilla nuk ishin parë që nga Lufta Civile.
Kujtojmë se, pas raportimeve të FBI se do të kishte sulme nga grupe terroriste, Presidenti në detyrë Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në distriktin e Columbis, në të cilën përfshihet dhe Washingtoni.
Garda Kombëtare është autorizuar që të dërgojë 15 000 trupa në Washington për të ruajtur kryeqytetin, në kuadër të inaugurimit të Biden.