FOTO – Kur “ëngjëjt e bukës” në Itali janë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra…

Shpërndaje

Furra e bukës “Bellini” në zonën Monterosso në Bergamo është shenjë e një integrimi të mirë dhe solidariteti të madh. Vëllezërit Skuqej nuk kanë rreshtur asnjëherë të ndihmojnë qytetin e madh që i ka mikpritur. Duke dërguar produktet e blera në shtëpinë e italianëve e madje edhe duke dhuruar, kanë përqafuar me mjaft altruizëm vuajtjen e Bergamos. Një mirënjohje që e ka burimin tek rrrënjët e forta si ato që ata zotërojnë, qyteti i Shkodrës. Si ata, shqiptarët eë punojnë në Lombardi në mes sektorëve të shendetësisë dhe prodhimit, nuk e kanë ndaluar asnjëherë këtë “makinë” të madhe të ndihmës vullnetare, për mirënjohje dhe për të shënjuar prejardhjen italo- shqiptare.

Demonstrim ky, që Shqipëria jo vetëm është toka e 30 mjekëve e infermierëve të ardhur pak ditë më parë për tu përballur me virusin, por është vendi që ësht përkundur në mes “mureve italiane” dhe që i ka përveshur mëngët menjëherë.

Furra e bukës “Bellini” valëvit lart të dy flamujt, duke lëvizur nga një shtëpi tek tjetra për të lehtësuar peshën e kësaj tragjedie. Të veshur si luftëtarë por me mirësinë e ngjashme me atë të “ëngjëjve të bukës”. Sot më shumë se asnjëherë, kemi rizbuluar një vend të bashkuar, i gatshëm të ndërhyjë për të lehtësuar dhimbjet që ky virus po na sjell. Burkuria e integrimit është pikërisht kjo, të bëhet pjesë e dhimbjes dhe e lumturisë të vendit ku ndodhesh. /Nga Bruna KOLA MEÇE, ShkodraWeb

Shpërndaje