Kryesocialisti Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama kanë mbërritur në pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe në nder të Bashkim Finos, deputeti që ndërroi jetë pasi humbi betejën me COVID mëngjesin e sotëm.
Të kapur përdore, ata kanë ngjitur shkallët e Pallatit të Kongreseve duke zgjedhur hyrjen anash larg vendit ku po qëndrojnë mediat.
Pasi kanë kryer homazhet ata kanë përshkuar të njëjtën rrugë, duke mos folur për gazetarët. Të njëjtën gjë bënë edhe kreu i PD Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela Basha pak më herët./mv.abcnews.al