Detaje të reja lidhur me vrasjen e Elis Rroshkodolit më 30 gusht në qytetin e Shkodrës. Policia e Shkodrës dekalroi se 4 personat kishin një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Baza e makinave që dyshohet se janë përdorur nga grupi kriminal që vrau Rroshkodolin është gjetur në Mullet. Bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës.
Po kështu mësohet se emri i personit të arrestuar në Shkodër, ai është Xhulio Malo, ndërsa 3 janë në kërkim./RealitetiPost/