Ky që shihni në foto është Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për posedim droge.
Feri ishte duke qarkulluar me një makinë me xhama të zinj, kur kolegët i bënë thirrje të ndalojë, pranë “Pallatit me Shigjeta”. Por në vend që të ndalonte, ai vendosi të shtojë shpejtësinë duke u larguar nga postblloku, madje duke vënë në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë.
Megjithatë pak çaste më pas, Feri u ndalua nga “Shqiponjat” në rrugën pranë Teg-ut. Aty ai zbriti nga makina dhe nisi të ofendojë dhe shajë me fjalë banale efektivët. Por aventura e tij nuk zgjati shumë, pasi kolegët i hodhën prangat dhe e transportuan në Komisariat.
Ai se është djali i Arian Ferit, drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.