FOTO/ Braktisi Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar PS-së, ja pranë kujt u ul sot në Kuvend Agron Çela…

Shpërndaje

Të hënen u mbajt seanca e parë e sesionit të ri parlametar për këtë vit. Pas akuzave dhe bllokimit të foltres nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, një vëmendje të madhe mori edhe deputeti Agron Çela, i cili në këtë seancë u shfaq i ulur me deputetët socialistë.

LSA ka publikuar fotot ku shihet se Agron Çela është ulur në ulëset e Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e tij, mes tyre Paulin Stërkaj apo dhe Denis Deliu.

Kujtojmë se pak ditë më parë Çela pati edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, takim ky i cili i vuri vulën kalimit të tij nga Partia e Lirisë drejt Partisë Socialiste.

Shpërndaje