FOTO/ Ademi nga karantina publikon fotot e Rrugës së Velipojës: Rama e la përgjysmë, asnjë mashtrim nuk e shpëton nga ndëshkimi popullor më 25 prill

Shpërndaje

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, edhe pse ndodhet në karantinë , pasi është testuar pozitivisht me Covid-19, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kryeministri e la rrugën e Velipojës përgjysmë.

Ademi thekson se kryeministrin nuk e shpëton asnjë mashtrim nga ndëshkimi popullor i 25 prillit.

Postimi i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi:

Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës. 🤡

Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm.

❌  Ndryshoi projektin për rrugën

❌ Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin

❌  Zvarriti dosjet në hipotekë

Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike!

❌ Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë,

❌ Nuk ka mbikalime- nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarët në mes të qendrave të banuara!

❌ Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën.

Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin.

#25prill ❤️

Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore! ✌️

https://www.facebook.com/ademi.voltana/posts/2742020402712336

Shpërndaje