Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abvazoviç ka falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bjaramit në xhaminë e Ulqinit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Abazoviç uron të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi pak ditë më parë.
Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi politikanin shqiptar Dritan Abazoviç si kryeministër të vendit dhe miratoi qeverinë e formuar prej tij.
Pas një seance disa orëshe debati, kabineti i Abazoviç mori 45 vota pro nga 81 që janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.
Për qeverinë e Abazoviçit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviçit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.
Partitë ne pushtet janë Lëvizja Qytetare URA, e kryeministrit Abazoviç, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.