Policia kufitare malazeze gjeti një varkë me 222 kilogram marihuanë në orët e para të mëngjesit diten e djeshme, njoftoi Administrata e Policisë.
Ata arrestuan dy persona N.R. dhe M.J. të cilët dyshohen se po transportonin dreogën me lunder në një vend tjetër.
Drejtoria e Policisë malazeze beson se ata kanë prerë zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria në Mal të Zi.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë lundres, policia lokalizoi dhe arrestoi dy shtetas me iniciale NR dhe MJ. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e lëndëve narkotike në një automjet që u gjet gjithashtu afër, në një vend tjetër.
Lënda narkotike dhe personat e kapur ishin iu dorëzua oficerëve të policisë së Podgoricës. zyrtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u informuan gjithashtu për ngjarjen. “
N.R. dhe M.J. u sollën në prokurorin kompetent me një kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë fundjavës, policia kufitare gjeti dhe konfiskoi një total prej gati 300 kilogramë të drogës narkotike marihuanë./RealitetiPost/