Dashamirësit e futbollit shqiptar duhet të mbajnë frymën. Në orën 19.00, në Elbasan Arena, luhet finalja e Super Kupës së Shqipërisë. Teuta mat forcat me Vllazninë, në një sfidë që përherë ka sjellur rivalitet. Si tekniku i shkodranëve Brdaric, ashtu edhe homologu Edi Martini nuk kanë më dyshime dhe kanë zgjedhur edhe futbollistët titullarë.Djemtë e detit besojnë te eksperienca e Plakut, ndaj sot është ai në fushë. Në krahun tjetër, Brdaric zgjedh Latifin në 11-she.
FORMACIONET:
Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanovic, Selmani, Jackson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurisha, Adili, Diagne, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Heric, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj Trajner: Thomas Brdaric