Fondi Arab i Zhvillim kredi Shqipërisë për rrugën Qukës-Qaf Plloçë, Ibrahimaj: E favorshme…

Shpërndaje

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota ndodhet në një krizë ekonomike. Përqindja e interesit është 2% dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.

Marrëveshja synon përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Përfundimi i rrugës shkurton distancën, rrit aktivitetin e biznesit dhe përmirëson turizmin. Synohet përmirësimi i parametrave të infrastrukturës rrugore dhe shkurton distancën me Kapshticën. Të nxisim turizmin në zonën juglindore dhe zhvillimin e bujqësisë. Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga banka islamike. Do të marrim edhe këtë hua për rrugën 44 km me 2 korsi, kredia është me terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali.

Shpërndaje