Flamurtari rikthehet pas 5 vitesh në Superiore, fiton ndaj kampionëve. Të gjithë festojnë në Vorë…

Shpërndaje

Flamurtari ka siguruar rikthimin në Superiore pas pesë vitesh, duke mposhtur Vorën me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ememe në pjesën e parë, mjaftueshëm për të vulosur suksesin.

Vlonjatët e mbyllën sezonin në vendin e dytë të Kategorisë së Parë, me vetëm një pikë më pak se Besa pas 36 javësh. Ndeshja u dominua nga Flamurtari, që pati kontrollin e lojës, edhe pse rezultati mbeti i ngushtë. Pas përfundimit të takimit, festuan të dyja skuadrat.

Shpërndaje