Dënohet me gjashtë vite burg këngëtarja Fjolla Morina. Ajo nuk ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore prandaj është gjykuar në mungesë.
Këngëtarja u kap me një pistoletë pa leje më 19 shtator në pikën e kalimit kufitar të Morinës sëbashku me dy persona të tjerë.
Kujtojmë se po në Maldives ajo realizoi dhe ceremoninë martesore me partnerin e saj Fisnik Sylën.
Gjithashtu Fjolla e ftuar në emisionin N Kosovë show ka folur për ngjarjen se si u gjend arma në makinën e saj dhe e ka konsideruar këtë si gabim të sajin që nuk ia fal vetes.
“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi.
Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar.
E di që nuk ka qenë dhe e lehtë dhe për prokurorët, gjykatësit, e rëndë sepse dhe ligji është më ndryshe në Shqipëri. E kuptoj çdo gjendje sepse nuk kanë mundur me vendos. Për mua dhe pse jam fytyrë publike është dashur me respektu rregullat.
Dhe mediat më kanë bërë dëm,dhe ata kanë rënë në pozitë të keqe, kanë punën e vet. Ligji është ligj, duhet me u zbatu. Ka qenë gabimi jem. Nuk them se ka qenë e mirë që e kam bërë, dhe vetë nuk ia fal vetes se pse nuk i kam kontrolluar çantat.“, u shpreh Fjolla.