Fitorja ndaj Apolonisë, trajneri i Vllaznisë i lumtur: Treguam forcë karakteri, kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme deri më tani

Shpërndaje

Vllaznia arriti të rikthehej te fitorja. Shkodranët mposhtën në “Loro Boriçi”, me rezultatin minimal 1-0 Apoloninë, falë golit të mbrojtësit Shehi. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:

Vllaznia nuk shkëlqeu, por mori 3 pikë? “Pas 19 javës jemi në vend të parë me 40 pikë. Është diçka e jashtëzakonshme për këtë klub dhe kjo është sakrifica që kanë bërë këtë djem gjatë këtyre javëve.

Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë, por duhet marrë parasysh edhe kushtet atmosferike. Pas 20-25 minutash ne bëmë atë që duhet të bënim dhe morëm 3 pikë pasi Apolonia kishte ardhur në Shkodër për të mos humbur.

Të gjitha ekipet na ndjekin dhe kjo nuk është e lehtë. Ne duhet të tregohemi të fortë dhe skuadra ka treguar sot forcë karakteri dhe duhet të vazhdojmë përpara”.newsport.a

Shpërndaje