Zgjatet deri më 29 nëntor ndalimi i grumbullimeve në vendet e mbyllura apo të hapura.
Urdhri është firmosur dhe botohet në fletoren zyrtare ditën e sotme nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.