Është firmosur në ambjentet e Ministrisë së Jashtme marrëveshja me ambasadorin e Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci për njohjen reciproke të patentave në të dy shtetet.
Lajmin e ka bërë të ditur minsitrja Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, tani është çështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.
Olta Xhaçka: Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.
Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit Edi Rama.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”.