Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënshkroi sot marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Të mërkurën e javës së lamë pas u finalizua marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.
Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.
Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit.