“Financohemi nga Bashkia, por funksionojmë si klub privat”, Suad Lici: Nëse shteti nuk na ndihmon …

Shpërndaje

Nëpërmjet një deklarate të bërë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i mbylli derën futbollit, për sa i përket ndihmës financiare, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të Koronavirusit. Në lidhje me këtë vendim, foli edhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici, i cili sqaroi se pavarësisht se Vllaznia financohet nga Bashkia, pa ndihmën e qeverisë do të jetë tepër e vështirë, për t’ia dalë, pasi ka mjaft kosto ekstra.

Suad-Lici

“Unë do të thoja që klubi jonë pavarësisht se financohet nga Bashkia, funksionojmë si ekip privat, sepse kemi niptin tonë. Buxheti është miratuar në Bashki, por akoma nuk janë kaluar pasqyrat financiare të këtij vitit. Një pjesë e administratës është pa u paguar pre 4 muajsh. Kjo situatë ka kapur gjithë sportin në përgjithësi.

Në pozicionin tonë është akoma më e vështirë, sepse jemi me taksat e qytetarëve. Ne të gjitha kontratat me sportistat dhe çdo aktivitet na mbarojnë në 31 maj. Prandaj kërkojmë që shteti të na ndihmojë, jemi të detyruar të shtyjmë kontratat, si me sportistët ashtu dhe transportin. Çdo biznes është i mbyllur në këtë moment. Detyrimet tatimore vazhdojnë ecin, ndërkohë që nuk gjenerojmë të ardhura.

Nuk kemi diskutuar me futbollistët, presim të na ndihmojë shteti. Sportisti e merr kontratën dhe e çon në UEFA. Janë kosto pafund. Vllaznia është i vetmi ekip që është formalizuar 100%. Çdo pagë e ka deklaruar në mënyrë të saktë. Unë flas gjithmonë për klubin Vllaznia.

Nesë ne shteti nuk na ndihmon është një kosto shtesë dhe do t’i kërkojmë fond shtesë Bashkisë. Nesë do të behen ndeshje pa spektator, ku do dalin të ardhurat. Shteti siç po ndihmon çdo biznes, edhe futbolli është biznes. Nuk mund ta lesh pa asnjë ndihmë. Duhet parë me përparësi”, u shpreh Lici.

Shpërndaje