Qeveria do të falë të gjitha gjobat e vendosura ndaj bizneseve që nuk kanë paguar këstet e tatimit mbi fitimin për tre muajt e parë të vitit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se e merr këtë masë për të lehtësuar sipërmarrjen, që është prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Ndërkohë, për ato biznese që i kishin paguar këto gjoba, do të mund t’i përdorin për të paguar detyrimet e tjera tatimore.
Tatimi mbi fitimin është një taksë që bizneset e parapaguajnë me këste në bazë të fitimit mbi xhiron që kanë realizuar një vit më parë.
Financat deklarojnë se në të njëjtën mënyrë do të trajtohen edhe gjobat e tjera për deklarimin apo pagesën me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore./A2CNN/