Finalja e “Play Out”, Vllaznia rrezikon rënien, Vata thirrje lojtarëve …

Shpërndaje

Sot Vllaznia luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa do të ketë një përballje mjaft delikate me Besëlidhjen.

Shkodranëve nuk u lejohen hapat fals, pasi një humbje në këtë ndeshje i zbret një kategori më poshtë, që do të ishte një katastrofë për ta.

Ish-futbollisti i Vllaznisë, Rudi Vata kërkon nga skuadra përqendrim maksimal në takimin me besëlidhjen pasi fanella që ata përfaqësojnë është shumë e rëndë

“Duhet që në sekondën e parë të kenë një agresivitet të madh dhe ti tregojnë kundërshtareve që në jemi Vllaznia e Shkodrës dhe jemi pjese e elitës së futbollit shqiptar”, tha ish-futbollisti.

Në fund, Vata bëri një analizë edhe të kampionatit në total duke e cilësuar si një kampionat me probleme të mëdha.

“Ishte një kampionat i varfër ishte një kampionat pa agresivitetin e duhur. Një kampionat me problem pagash edhe pandemia sigurisht që I dha një goditje të madhe. Tirana e meritoi por nuk kemi pas një skuadra që fitoi duke dominuar nga fillimi deri një fund”, u shpreh ish-lojtari i kombëtares.

Megjithatë shqetësimi më i madh për të mbetet Vllaznia dhe si pas tij një tjetër rënie nga kategoria do të ishte katastrofike për futbollit shkodran. Ndeshja mes Vllaznisë dhe besëlidhjes do të luhet sot në orën 19 në Shkodër./Euronews Albania/

Shpërndaje