Pas 9 viteve nga nisja e punimeve per ndertimin e By Pass-it te Shkodres, dhe ndërprerjen dhjetra here te punimeve deri edhe me vite, zbatimi i ketij projekti ka mberritur tek shtrimi me asfalt.
Por nuk ka asnje garanci qe edhe asfaltimi nuk do te ndërpritet, per te vazhduar me vone. Kjo per shkak se akoma nuk eshte zgjidhur përfundimisht problemi i kompensimit te nje pjese te truallit qe kane zen ky objekt.
Jo vetem ne hyrja tek gjykata e apelit dhe ne dalje ne Dobraç te ri per tu lidhur me superstraden Shkoder – Hani i Hotit, por edhe ne segmente te tjera ka problemi shpronësimi, qe detyrojne nderprerjen e punes.
Ininxhiner Gashi thote se nese do te ishte zgjidhur shpronesimi, ne shtator i gjithe By Pass-i i Shkodres, do te ishte i përfunduar.
By Pass-i i Shkodres eshte 5 kilometer i gjate, punimet per te cilin filluan ne vitin 2011, por qe u nderprene me vite here per shkak te mungeses se fondeve e here per dyshimet qe kishte rreth ketij projekti. Kjo veper i kushton buxhetit te shtetit 1 miliard e 700 milione leke te reja te reja, nje investim i konsiderueshem, por qe nuk eshte shfrytëzuar thjeshte per shkak te zvarritjes se punimeve./RealitetiPost/