Fillimi i Ri: Matilda Matija dhe 100 Ditët që Ndryshojnë Shqipërinë…

Shpërndaje

Kandidatja e Partisë Demokratike, Matilda Matija, prezanton planin ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Me fokus te rritja e mirëqenies dhe ndërtimi i një shteti social të drejtë, Matija angazhohet për masa të menjëhershme që prekin drejtpërdrejt jetën e çdo qytetari – nga rritja e pagave dhe pensioneve, te sigurimi i një minimumi jetik për çdo familje.

Postimi i kadidatës Matija:

NË 100 DITËT E PARA – FILLON RIMËKËMBJA E MADHE!
ME ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE 🇦🇱

Ne nuk japim premtime boshe. Ne marrim përgjegjësi për një fillim të ri dhe vendime të menjëhershme që prekin çdo familje shqiptare:

  • 1200€ rroga mesatare – për të vlerësuar punën dhe përpjekjen tuaj;
  • 500€ rroga minimale – sepse askush nuk duhet të mbijetojë, por të jetojë me dinjitet;
  • 200€ minimum jetik në muaj – për të mos lënë askënd pas;
  • +20% rritje e pensioneve;

Brenda 100 ditëve të para, ne hedhim themelet e një shteti social dhe ekonomikisht të drejtë!

Mos u largoni! Votoni më 11 Maj !
Së bashku për një të nesërme më të fortë!

Shpërndaje