FIFA i hap merkaton Vllaznisë…

Shpërndaje

Vllaznia ka marrë dritën jeshile nga FIFA për të bërë afrime në merkaton e verës, pas një periudhe bllokimi që nisi në janar. Klubi shkodran ka përmbushur detyrimet financiare të prapambetura, çka i ka hapur rrugën rikthimit në tregun e transferimeve.

Aktualisht, kuqeblutë ndodhen në vendin e tretë në Kategorinë Superiore.

Në javët e mbetura të kampionatit, Vllaznia do të synojë të ruajë vendin në kreun e tabelës dhe të sigurojë një biletë për Kupat e Europës. Klubi shpreson që përforcimet në verë ta bëjnë më konkurrues në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shpërndaje