Festimet në Lezhë, 150 persona në urgjencë për ndihmë mjekësore…

Shpërndaje

Lezha eshte zgjuar e qete dhe e zbrazur pas festimeve te qytetareve per pritjen e vitit te ri deri ne oret e para te mengjesit.

Fatmiresisht, nata ka kaluar e qete pasi nuk ka patur incidente nga fishekzjarret apo nga aksidentet, por vetem qytetare qe kane marre ndihme mjekesore nga intoksikimi nga perdorimi i teper i alkolit.

Mjekja e urgjences ne Lezhe, Elsuida Prendi, ka bere te ditur se per te perballuar fluksin ka patur shtim te personelit pavarsisht veshtersive pershkak se spitali rajonal i Lezhes eshte ne rikonstruksion te plote dhe flukseve te diteve te fundit.

Ne 24 oret e fundjt jane 150 qytetare qe kane marre ndihme mjekesore ne urgjencen e spitalit rajonal te lezhes.

Shpërndaje