Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Drejtues Albert Dervishaj, deklaratë për mediat, në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit.
Në kuadër të festave të fundvitit, Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e Festës së Krishtlindjes, të natës së ndërrimit të viteve dhe gjatë ditëve të para të Vitit të Ri 2020.