Shkodra veç bukurive të shumta natyrore njihet për traditën e saj në fushën e gastronomisë. Tava e krapit, peshkut të liqenit të Shkodrës është ndër gatimet më të njohura të qytetit. Në zonën muzeale çeli siparin e tij festa kushtuar kulinarisë.
Festa e tavës së krapit vjen si një iniciativë për të ndërlidhur të gjithë operatorët nga varkapunuesit tek peshkatarët dhe artizanati i tavave të baltës e deri tek kuzhinierët që përgatisin këto tava.Ideatorja Blerta Kraja thekson faktin se kjo festë i shërben promovimit të qytetit që ka shumë për të ofruar.
Festa e tavës së krapit krijoi atmosferë shoqëruar me gatimin tradicional, argëtim me muzikë dhe rizgjim të vlerave të trashëgimisë kulturore.