Mbi 130 fëmijë të kopshteve publike dhe jopublike “pushtuan” në këtë fundjavë stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. “Gara me biçikleta”, aktiviteti tradicional prej 30 vitesh i QKF “Kujtim Alija” nuk mungoi së organizuari as këtë herë.
Aktivitete të tilla ndihmojnë në edukimin socio-sportiv të fëmijëve por edhe në shëndetin mendor të tyre.Për fëmijët është një ditë argëtuese me mjetin e tyre të dashur, biçikletën.
Sezoni i ri i QKF “Kujtim Alija” përfshin edhe aktivitete të tjera të larmishme për fëmijët pjesëmarrës të saj.