Fatmir Bashli në karantinë…”Batutat e Javës”…

Shpërndaje

Nga Fatmir Bashli

Kulmi, Shkodra historikisht e djatht,, Rama e shpall zon t’kuqe,, ka humor ky djal.

K’to qe kan dal prej karantinet, a ban me na diftu si asht koha andej ma vlla, a ta hekum njenin jorgan a ta majm edhe naj dit se marume jena ala me dy jorgana, se sdina n’cilin muj jena.

I tham Tan Brahimit,, pse nuk punon mar Tan,??!! – Kam probleme me sy un mar vlla !! – A m’fal se nuk e kam dit, po ça ke,?? – Nuk mundem me e pa punen hiç me sy.

A na ke ba gja me hanger per misdit, po m’thot gruja ?? – Jo besa, nuk dita ça me ba, pula kishin ba nja tre vet n’fb,, pite kishin ba gjysa e ma teper e fb, era lakna i vjen tan ,,grosh spo bajm sa ala s’na ka ik era shpis prej asaj tjeters,,mas me dit robi ça me ba.

Larg qoft kur t’vdesin mbretnesha e Anglis, i takon bashkis t’Kuksit me ja ba shpenzimet e vorrimit, kishte than Safet Gjici.

K’to qe vejn masken e nuk e fusin hunden mrend, m’duken si me vesh pantallona e me e lan dyqanin hap

I shkruva e-Albanjas,, – Jam nji qytetar nga Shkodra,, a hapen plazhet simjet, dhe ku mund ti kalojm pushimet ??? “ Shpija e vet e p”rdha e vet,, as kerkuj nuk i perngjet,,, shprehje Shkodre,,m’shkruvi,,klm

Po mir ma, kyt piken qe mos me shku e me ba vizita te njeni-tjetri,, e kena zbatu tash 10 vjet na, pa se paskena dit se e paska pas emnin karantin.

Tash tham me bindje t’plot se nuk kam ma asnji pik t’dobt,, 120 kg,,kam pas tatuazh nji hardhuc,, e tash kam frik kur lahem me e prek se asht ba krokodil.

Eh Shqiptari,, !! Tramp thot nuk duhet me u ndalu prodhimi i makinave, dhe ndermarrjet e medha qe ekonomija mos te perkeqsohet,,, Shqiptart,, Nuk duhet me i nalu dasmat ma vlla.

Shpërndaje