Fatlum Nurja: “Nuk e kam menduar kurrë që edhe me një epidemi do kishte Politizim…

Shpërndaje

Me trishtim te madh dhe te justifikuar ndjek lajmet rreth situates ne vend si shkak i Pandemise se Covid-19.

Natyshrisht, me vemendje te shtuar dhe te ligjeshme ndjek ate qe ndodh ne Shkoder. Une nuk jam specialist i fushes por disa gjera kuptohen dhe mbi ate baze mund te analizosh qendrimin tend ne lidhje me masat qe duhet te marresh.

Ne te gjithe boten ka protokolle per epidemite, pandemite, emergjencat civile dhe situatat e jashtezakonshme. Ato rezultojne ku me te ashpra ku me te lehta ne lidhje me masat per tu mbrojtur nga Covid-19.

Keto masa jane te ndryshme duke u nisur nga nje sere faktoresh social, ekonomik dhe infrastruturor. Ne shqiperi mendoj (pa dashur e pa pasur nevoje te bej shkence rraketas) masat jane me te forta (mendoj) nisur nga fakti se nuk kemi kapacitete te mjaftueshme per te perballuar nje numer me te madh te te infektuarish qe do vinin si rezultat i nje qendrimi me liberal.

Diskutimi se mund te ishin ndryshe eshte teme qe duhet diskutuar kur te behet protokolli per raste te tilla dhe jo te flihet dhe te na kujtohen masat vetem kur na gjen gjema. Keshtu ndodh perhere per te gjitha emergjencat:Permbytje, zjarre, termete etj…Por politikanet tane skan kohe me u marre me keto “vogelsira”…

Ajo qe me shokon, eshte fakti se nuk e kam menduar kurre qe edhe me nje epidemi do kishte Politizim, dhe pikerisht si perhere Shkodra do ishte barrikada e pare e ketij konfrontimi jo vetem politik, por edhe institucional.
Sot ne lajme degjova se ne 24 raste te reja 12 jane regjistruar ne Shkoder … 😪 me vjen me bertite nga nervi dhe revolta.

Do doja qe shoket, miqt, te afermit e kushdo tjeter ne ate qytet… ti qendrojne larg politikes ne keto momente me shume se Covid-19 pasi jemi bere (me kohe) loje ne duar qe nuk e meritojne.

Do doja qe Shkodranet inteligjent, me nje ndjenje te jashtezakonshme lirie, dhe me nje shpirt rebeli te admirueshem te ruhen nga ky infeksion ne radhe te pare per vehten e tyre dhe te te afermve te tyre por edhe per nje fakt tjeter qe:

Pa Shkodran te Shendetshem Shqiperia do jete shume e Semure.

Perqafime!

Shpërndaje