Prej ditës së sotme ka nisur procedura për kthimin e patentave dhe faljen e gjobave të vendosura nga policia për shkeljet gjatë situatës shtetrrerhimit për shkak të koronavirusit.
Kjo praktikë është kompetencë e Organeve Shtetërore Administrative (OASH).
Në total janë 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës, të cilat u falën nga qeveria.
Kryeministri Rama e argumentoi aministinë me faktin se të gjithë duhet të nisin të barabartë startin e hyrjes në fuqi të kodit të ri penal që parashikon masa ndëshkuese deri në heqje lirie për këdo që shkel rregullat e “luftës”.