Fakulteti Ekonomik me program doktorature/ Dragusha: Impakt jo vetëm për “USH”por për të gjithë rajonin…

Shpërndaje

Në kuadër të 65 vjetorit të universitetit të Shkodrës dhe 30 vjetorit të çeljes së fakultetit ekonomik, lajmi i mirë vjen për studentët por jo vetëm. Ministria e arsimit ka dhënë dritën jeshile për hapjen e programit doktoraturë në degën “ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm”.

Kjo është një punë 10 vjeçare e cila ka kontributin e të gjithë stafit por në veçanti të profesoreshë Arjeta Troshani. Dekania e fakultetit profesoreshë Blerta Dragusha tregon për impaktin që do të ketë hapja e doktoraturës jo vetëm për universitetin por për të gjithë rajonin.

Qëllimi i këtij program doktorature do të jetë për të pregatitur specialistë të kualifikuar për të kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin verior.

Shpërndaje