Kjo e hënë shënoi edhe ditën e katërt në shtetrrethim. Kryeministri Edi Rama në një mesazh drejtuar qytetarëve këtë pasdite i porositi t’u qëndrojnë strikt respektimit të masave të miratuara.
Edi Rama: Askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim dobinë jetike të kufizimeve.Nuk do të jetë luftë e shkurtër që mund ta mbarojmë duke u mbyllur një fundjavë.I vetmi ilaç është kufizimi drastik i lëvizjes.
Kreu i qeverisë shpjegoi edhe pse jashtë këtyre kufizimeve kanë mbetur aktivitetet prodhuese.
Edi Rama: Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot është njësoj si ti heqësh Shqipërisë aparaturën e frymëmarrjes. Kjo nuk ka për të ndodhur, do të ishte vetëvrasje.Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë rrezikimi i shëndetit të atyre që shkojnë në punë.