Starton sot në mbrëmje, në orën 21:00, gara më e rëndësishme e kombëtareve të futbollit, “EURO 2020”. Ndeshja hapëse është Itali-Turqi dhe do të luhet në Romë.
UEFA synon dhe pret të arkëtojë një shumë rekord prej 2 miliardë euro prej të cilave, 850 mln euro të jenë fitim për institucionin, para që nevojiten për financimin e sportit më të bukur të kontinentit dhe për të rregulluar financat e goditura nga pandemia.
Për të kaluar te skuadrat pjesëmarrëse, edhe ato do të përfitojnë shuma të majme madje fituesi i Kampionatit Europian do të fusë në “xhep” plot 30 mln euro për trofeun.
Për të vijuar me përfitimet, çdo fitore në grup vlen 1 milionë euro për çdo skuadër dhe barazimi 500 mijë euro, ndërsa kualifikimi në 1/8 u shton fond të sigurtë edhe 1.5 mln euro, ndërsa në çerekfinale 2.5 mln euro të tjera, në gjysmëfinale 4 mln dhe pjesëmarrja në finale 5 mln euro.