Erzeni dhe Vllaznia ndajnë pikët në një barazim dramatik në Rrogozhinë…

Shpërndaje

Erzeni dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të javës së dytë të “Abissnet Superiore” e luajtur në Rrogozhinë, me rezultatin 2-2.

Sfida nisi më mirë për shkodranët, të cilët gjetën golin që në minutën e 7’ me Bekim Balaj, por ishte Redon Mihana i cili rivendosi baraspeshën.

Në minutën e 34’ ishte sërish Mihana i cili pengohet në zonë dhe proteston për një 11-metërsh, por Rusta dhe më pas VAR-i lejojnë lojën të vazhdojë.

Në minutën e 59’ ishte Zeka i cili me një supergol përmbysi shifrat në favor të shijakasve, por në minutën e 90’, një penallti me shumë polemika u shndërrua në gol nga Bekim Balaj.

Katër minuta më vonë ishte Gomes i cili shënoi golin e tretë për shkodranët, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Kështu Erzeni shkon në kuotën e dy pikëve, ndërsa Vllaznia në katër.

Shpërndaje