Erkand Qerimaj renditet i katërti në Europian mes sakrificash dhe dhimbjesh…

Shpërndaje

Peshëngritësi i Kombëtares Shqiptare, Erkand Qerimaj, ka përfunduar garën e tij në Kampionatin Europian me një paraqitje të denjë, duke u renditur në vendin e katërt në dygarësh.

Qerimaj arriti të ngrejë 150 kg në stilin e shkëputjes dhe 183 kg në stilin e shtytjes, për një total prej 333 kg. Edhe pse luftoi për zonën e medaljeve, tentativat për 154 kg në shkëputje dhe 186 kg në shtytje nuk u konkretizuan, për shkak të dhimbjeve në dorë dhe tendina që e kanë shoqëruar gjatë gjithë fazës përgatitore.

Megjithë vështirësitë fizike, ai shprehet i kënaqur me rezultatin dhe falënderon familjen dhe të gjithë mbështetësit për forcën që i japin në përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare./RealitetiPost/

Shpërndaje