Erind Pirani: Të metat që ka paketa ligjore Anti-KÇK

Shpërndaje

Erind Pirani, nga institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë në emisionin Opinion, se paketa ligjore e prezantuar si Anti-KÇK nga kryeministri Edi Rama ka disa të meta. Sipas tij paketa ligjore nuk plotëson kriteret për tu miratuar si akt normativ

Erind Pirani: Ne nuk kemi patur shumë kohë që të njihemi me aktin normativ, jemi njohur vetëm përmes publikim të tij në faqen e Kryeministrisë. Është një ligj special, kërkon ekzistencën e kritereve të urgjencës dhe nevojës për të cilat ne kemi objeksionet. Nuk plotëson kriteret për tu miratuar si akt normativ.  Një ligj special i Qeverisë duhet të kaloj dhe të miratohet në Kuvend brenda 45 ditëve duke pasur parasysh dhe pasojat që mund të sjellë brenda këtyre 45 ditëve. Zoti Daci me të drejtë listoi disa problematika me afatet që mund të sjellin dhe shkeljen e së drejtës. Si dhe marrin përsipër të disa kompetencave dhe mekanizmave paralele që në gjykimin tonë përbëjnë premisa për anti-kushtetutshmërinë e këtij akti normativ dhe cenimin e të drejtave. Mund të përballen me procese, ose me bllokimin e pasurisë duke patur mungesën e elementëve thelbësor që plotësojnë procedurën penale të cilat normalisht duhet të hetohen nga organet e specializuar të drejtësisë. Ne kemi patur në funksion dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre Gjykatat dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilat në hetim dhe gjykimin e personave më probleme me ligjin që përfshihen tashmë dhe në aktin normativ. Pikërisht është e kundërta dhe ne e gjykojmë që Prokuroria dhe Gjykata Speciale të cilat janë marrë me hetimin dhe gjykimin këtyre personave duhet të vijonin edhe me hetimin dhe verifikimin e pasurisë. Rezulton se nuk janë verifikuar. Por ne kemi dhe ekzistencën e instrumenteve të tjerë, siç është Drejtoria e Pastrimit, ose Parandalimi i Pastrimit të Parave  të cilat mund të verifikojnë transaksionet subjekteve të dhe personazheve të krimit.

Paketa ligjore e prezantuar si Anti-KÇK nga kryeministri Edi Rama fuqizon kreun e Policisë së Shtetit dhe një strukturë speciale të quajtur “Operacioni Forca e Ligjit” me kompetenca të prokurorisë dhe gjykatës në marrjen e masave kufizuese personale dhe në sekuestrimin e pasurive për personat e dënuar dhe nën hetim./ Opinion.al

Shpërndaje