Erdogan njofton sistemin e ri të mbrojtjes turke: Ne do të kemi “Kupolën e çeliktë”!…

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar planet e Turqisë për të zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore shumë-shtresore të quajtur “Kupola e çeliktë”, të ngjashëm me sistemin e Izraelit që njihet si “Kupolës së hekurt” të Izraelit.

Gjatë një ceremonie në Ankara, ku u prezantua helikopteri “Gokbey” për xhandarmërinë, Erdogan theksoi se kjo iniciativë synon të rrisë pavarësinë mbrojtëse të vendit dhe aftësitë e saj për t’u përballur me kërcënime ajrore, përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi.

“Tani po kuptohet shumë më mirë sa të rëndësishme janë sistemet tona shumë-shtresore të mbrojtjes ajrore për sigurinë. Nëse ata (Izraeli) kanë ‘Kupolën e hekurt’, ne do të kemi ‘Kupolën e çeliktë’. Nuk do të shohim drejt tyre dhe të themi pse nuk e kemi këtë’”, theksoi ai, por nuk dha një afat kohor të saktë.

Në vitet e fundit, Turqia ka reduktuar ndjeshëm varësinë nga importet në sektorin e mbrojtjes dhe është bërë një nga prodhuesit kryesorë të dronëve të armatosur, të cilët kanë fituar një vend të rëndësishëm në tregun global. Sistemi “Kupola e çeliktë” do të funksionojë si një mbrojtje ajrore kundër raketave dhe kërcënimeve të tjera, duke përmirësuar aftësinë e Turqisë për të përcaktuar dhe goditur objektiva që përbëjnë rrezik për sigurinë e zonave të banuara.

Shpërndaje