Epidemiologu: Jo çdo maskë të mbron, distanca është siguri 100%!

Shpërndaje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në rrjetin social “Fecebook” ka reaguar për cilësinë dhe mënyrën e përdorimit të maskave. Ai shprehet me mesazh të qartë se jo çdo maskë mund të mbrojë nga COVID-19.

Po ashtu epidemiologu thekson se maska nuk është siguri 100%, por distanca është ajo që luan rol kryesor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Statusi:

Qe ta kemi te qarte!Jo cdo maske mbron!Maska nuk eshte dordolec!Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!…(Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)Qellimi i postimit eshte:Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!Maska nuk eshte siguri 100%!Asnje lloj maske!

DISTANCA ESHTE KYÇE

Shpërndaje