Ëndrra për tu bërë teknologe/ Dy maturantet nga Shkodra: Është një mundësi e mirë punësimi…

Shpërndaje

Paola Jaku dhe Luçe Koja janë dy maturante me rezultate të shkëlqyera që studiojnë në Shkollën Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës. Që në fëmijëri ëndrra e tyre ishte që një ditë të ndjekin arsimin profesional në degën teknologji ushqimore. Sipas tyre kjo është një mundësi e mirë për tu punësuar në kompani të ndryshme të përpunimit të mishit, peshkut dhe në baxho.

Paola dhe Luçja thonë se është një degë që iu fal kënaqësi dhe se pas përfundimit të studimeve dëshira është të kontribuojnë në vendin e tyre dhe jo të largohen si shumë të rinj.Hapja e degës teknologji ushqimore disa vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër pa lënë jashtë veterinarinë.

Ajo që bie në sy është se ky vit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm vajzash të cilat janë të prirura në profesionet si teknologe ushqimore dhe veterinari. Në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” nxënësit marrin dije në degët veterinari, teknologji ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore, degë këto për të cilat tregu i sotëm ka nevojë për teknikë dhe specialistë.

Shpërndaje