Të kenë rrugë me parametra se ku të kalojnë, është ëndrra e banorëve të fshatit Bardhaj në njësinë administrative Rrethina. Në këtë fshat numërohen mbi 30 rrugë të brendshme, por që pjesa më e madhe e tyre janë si mos më keq. Për banorët duket se një situatë e tillë është e papranueshme, për faktin se sipas tyre në tre dekada nuk ka pasur asnjë sinjal apo reagim të institucioneve të cilët nuk kanë ardhur të njihen me gjendjen e rënduar me të cilën kjo zonë jeton çdo ditë.
Një situatë e tillë paraqitet edhe në rrugë të tjera dytësore të fshatit. Pavarësisht se është ngritur si problem disa herë, duket se kërkesat e banorëve nuk janë marrë si mirëqëna.
Në dimër balta dhe në verë pluhuri ua kanë vështirësuar jetën familjeve të fshatit Bardhaj.Disa herë kanë ndërhyrë për mbushjen e gropave në forma të ndryshme, për të niveluar rrugën, por përpjekjet kanë qenë të pamjaftueshme.
Ata kërkojnë që shqetësimet e tyre të merren parasysh.