EMRI+FOTO/ 24-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Itali…

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me BMW në Itali. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së djeshme pak para kryqëzimit për Castelbellino.

Shqiptari Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes.

Dinamika e aksidentit të ndodhur rreth mesnatës në zonën komunale Castelbellino në korsinë veriore për në Fabriano.

I riu po kthehej për në shtëpi, kur makina e tij u përplas me parmakët në pjesën e autostradës së prekur nga punimet në rrugë.

Ai sapo kishte bërë ndërrimin e korsisë për në kantier dhe po kthehej në rrugën normale kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi ndarjen e betonit.

Të gjitha përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar ishin të kota, pasi i riu vdiq menjëherë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e djalit nga kabina. Autostrada ka qëndruar e mbyllur deri në orën 5.45 të mëngjesit të djeshëm.