EMRI/ Zhduket 39-vjeçari shqiptar në Angli, policia apel për gjetjen e tij…

Shpërndaje

Policia angleze po apelon për informacion për të gjetur një shqiptar të raportuar të zhdukur në Leeds, i cili nuk është parë që nga vera e vitit 2023. Oficerët dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për Adriatik Bucin. 39-vjeçari përshkruhet si ‘i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe’.

Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi, thotë policia.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit
Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri. “Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet.”.

Shpërndaje