Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e dielë) në zonën e Kodrës së Diellit.
Sipas gazetarit të News 24, Igli Celmeta, Briken Sanaj 39 vjeç nga Lezha, është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se vrasja është kryer me armë kallashnikov, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe gëzhoja në vendngjarje.
Burimet bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 39 vjeçarit është dërguar në spital pas ngjarjes.