EMRI/ Vrasja e Behar Sofisë, arrestohen 4 persona mes tyre dhe autori

Është arrestuar personi i cili ekzekutoi pak javë më parë 66-vjeçari Behar Sofia pranë ‘Piramidës’ në kryeqytet.

Bëhet me dije se ekzekutuesi ka qenë një 23-vjeçar, i identifikuar si Ernejt Shyti. Teksa i riu vetë ka pranuar vrasjen, ekspertet e kanë verifikuar edhe prej ADN-së të lënë në rrobat e tij. Të arrestuar janë dhe 3 bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit.

Të arrestuarit si bashkpuntorë mësohet se janë nga Krraba dhe Fushë Krujë. Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.