EMRI/ U përplas nga një makinë në aksin Lezhë- Shkodër, mdërron jetë tek Trauma 62- vjeçari, arrestohet shoferja 25- vjeçare…

Shpërndaje

Një 62-vjeçar nga Lezha ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet paraditen e martës në superstraden Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Dajçit, ndërsa viktima është shtetasi Lazer Daija.Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencen e Lezhës e më pas drejt Spitalit e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha 62-vjeçari nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen në spital.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, Tamara Krasniqi, 25 vjeçe, banuese në Kosovë është arrestua nga policia dhe u la me masen e sigurisë arrest në burg nga gjykata për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës në mënyre të menjëhershme nga këmbësori dhe shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesja e automjetit.

Shpërndaje